Pogradec, 16-vjecarja përdhunohet nga tre persona

12/10/2010 09:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 16 vjecare është përdhunuar nga një bashkëmoshatar dhe dy persona të tjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave 16 vjecari me iniciale E.B e ka rrëmbyer vajzën dhe e ka cuar me forcë në shtëpinë e një kushëriri.

Këtu, i ndihmuar edhe nga dy të rinj të tjerë, shtetasit E.D dhe D.C, përkatësisht 23 dhe 22 vjec, ai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës.

Burimet shtojnë më tej se me të marrë vesh ngjarjen, policia është vënë në ndjekje të agresorëve dhe ka arrestuar njërin prej tyre, ndërkohë që dy të tjerët i ka shpallur në kërkim.

Ndërsa vajza e dhunuar është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel