Përmbytjet, KESH nis eksportin

12/10/2010 16:15

Pas reshjeve të ditëve të fundit Shqipëria ka rinisur eksportin e energjisë elektrike.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se ka mbyllur kontratat për shitjen e një sasie energjie me vlerë rreth 7.2 milionë euro, sasi e cila do të shitet brenda këtij muaji. Por burime nga Korporata thanë për Top Channel se në nëntor KESH do të shesë sërish energji. Në gjashtë muajt e parë të vitit KESH arkëtoi 84 milionë euro nga shitjet e energjisë në tregun e jashtëm.

Por në fund të qershorit KESH vendosi të ndal eksportin e energjisë me argumentin për të ruajtur rezervat energjetike. Por mjaftoi vetëm një ditë reshje për të rikthyer sërish alarmin në Kaskadën e Drinit. Pak ditë më parë KESH u detyrua që të derdhë uji nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, nga frika e një situate tjetër përmbytjesh si ajo e janarit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se rezervat hidrike aktualisht ndodhen në nivelet më të larta të viteve të fundit. Niveli i Fierzës është sipas KESH mbi kutën 286.2 metër, më pak se katër metër nga pika e lejuar.  

Top Channel