Ligjet shyrtojnë kandidaturat e Topit

12/10/2010 17:15

Komisioni parlamentar për cështjet ligjore filloi që nga dita e sotme shqyrtimin e kandidaturave të dekretuar nga Presidenti i Republikës si gjyqtarë në Gjykatën kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Sot Komisioni dëgjoi për dy orë Artan Hoxhën. Zoti Hoxha, titullar i një doktorature në shkenca juridike, me një të kaluar të pasur si prokuror dhe gjyqtar, deri edhe gjyqtar i Gjykatës së Lartë, u pyet nga deputetët për arsimin e tij, karrierën në sistemin gjyqësor, deklarimin e pasurisë dhe këndvështrimin e tij për ligje dhe probleme të caktuara të sistemit të drejtësisë.

Dhënia e mendimit për zotin Hoxha, mendim që do t’i parqitet seancës plenare, do të jepet gjatë një mbledhje tjetër të komisionit të ligjeve.

Top Channel