Izet Haxhia, asnjë konfirmim per lirimin

12/10/2010 15:10

Ministria e Drejtësisë ende nuk konfirmon asnjë lajm në lidhje me lirimin apo jo të ish-truprojës së kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia.

Lajmi i publikuar ne mediat shqiptare me burim familjen e tij, nuk konfirmohet per momentin nga asnje prej institucionet qe duhet te ishin informuar ne lidhje me vendim te drejtesise turke. Interpoli, Zyra e Ekstradimeve, dhe as Ministria e Drejtesise nuk kane zyrtarisht asnje informacion ne lidhje me lirimin e Izet Haxhise.

As faqja zyrtare e Gjykates se Larte Turke, nuk ka publikuar ende asnje vendim qe i jep lirine Izet Haxhise. Po ashtu lirimi i tij nuk eshte publikuar nga asnje gazete turke, te cilat i dhane rendesi lajmit te arrestimit te tij kater vjet me pare, ne nje hotel ne rajonin e Izmirit ne qershor te 2006-es.

Izet Haxhia u arrestua pas kerkeses se bere nga Interpol Tirana nen akuzen e vrasjes ne bashkpunim te deputetit Azem Hajdari. Izet Haxhia i datelindjes 9 korrik 1966, pas studimeve ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane, qe ne vitin 1991, u njoh si truproja e kryetarit te Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Izet Haxhia u mor i pandehur fillimisht nga prokuroria shqiptare nen akuzen e kryengritjes se armatosur ne shtator te 1998-es. Per t’i shpetuar arrestimit ne kete periudhe, Haxhia u largua nga Shqiperia. Por emri i tij do te ridilte serish ne skene 2 vjet me vone, kur prokuroria do te dergonte ne proces gjyqesor, ceshtjen per vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Gjate procesit prokuroria provoi se, ai i kishte dhene ekzekutoreve te dhena per levizjet e deputetit dhe i kishte favorizuar ata ne vrasje. Per kete arsye gjykata i dha atij denim me 25 vjet burg, duke e cilesuar si bashkefajtor ne krim. Qe nga viti 2003 kur u dha edhe vendimi, emri i Izet Haxhise do te ridegjohej serish ne qershor te 2006-es, kur u arrestua per llogari te drejtesise shqiptare ne Izmir. Haxhia filloi apelimin ne drejtesine turke per mos ekstradim ne Shqiperi, process qe zgjat disa vite.

A eshte liruar ai apo jo pritet te konfirmohet nga autoritetet turke? Ne fakt drejtesia turke i ka rrezuar te gjitha kerkesat e ngjashme me ate te Haxhise. Marredhenit ne fushen e drejtesise midis dy shteteve nuk kane deshtuar asnjehere, kur vjen fjala per ekstradimin e ndonje te kerkuari ne Shqiperi.

Top Channel