Në kujtim të Jorgo Bllacit

11/10/2010 21:10

“Poezia është si bibla, sa herë e lexon, aq herë mëson dhe përjeton gjëra të reja”, thoshte Jorgo Blloci. Kjo dashuri nuk i shteri kur në rini përjetoi të gjitha zhgënjimet dhe as më vonë kur provoi terrin e burgut.

Përkundrazi, punoi me fjalën me të njëjtën dashuri, edhe pse për shumë kohë s’ishte veçse një punëtor ndërtimi.

Sot duhej të ishte 72 vjetori i lindjes ndaj dhe shumë miq kanë ardhur ta kujtojnë.

Është një pjekje të njohurish, ndërsa shumë prej tyre e kanë takuar vetëm permës poezisë.

Asaj që përktheu, por sidomos asaj që shkroi, e që meriton të jetë në panteonin e letrave shqipe.

Kuja e Violinës është përmbledhja liriko-baladike e Bllacit një trashëgimi e çmuar letrare që kërkon dashuri në zymtësinë e kohës kur u shkrua.

Katër vitet e fundit të jetës Jorgo Bllaci i kaloi në Moskë, si diplomat. Preferoi të mbyllte sytë në atdheun e Eseninit, Turgenjevit e Pushkinit, që me aq dashuri i shqipëroi, sesa në Shqipëri, vendin që kurrë nuk e mallkoi edhe pse pas një kalvari të gjatë vuajtjesh nuk i dha një shtëpi.

Në këmbim, atë që presidenti Boris Jelcin ia bëri në gjallje duke e nderuar me urdhrin e Miqësisë mes popujve, Shqipëria i akordoi 3 vjet pas vdekjes urdhrin “Mjeshtër i madh”. Sepse i tillë ishte.

Top Channel