Shkodër, përmirësohet sërish situata
10/10/2010 09:15
Situata mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës rezulton të jetë më e qendrueshme, pavarësisht reshjeve që ranë në mesnatë.
Sipas informacioneve të fundit, të dhëna nga autoritetet lokale, uji që ka mbuluar rrugët është tërhequr nga një sipërfaqe prej 1 mijë hektarë tokë.
Sipas burimeve, vihet re një përmirësim i situatës në lagjen “Xhabije”, në hyrje të qytetit verior.
Fillimisht u duk se reshjet e dendura që filluan nga mesnata do të rikthenin situatën e rëndë, duke rrënuar edhe përmirësimin modest që është regjistruar së fundmi.
Top Channel