Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy shtetasve që lëviznin me një motoçikletë ka ndodhur sot rreth orës 16.30 minuta në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në vendin e quajtur Kthesa e Zusit.
Në aksidentin në fjale janë përfshirë një automjet tip Benz me targa të Shkodrës dhe një motoçikletë e cila është përplasur me pjesën e pasme të makinës në momentin që po tentonte ta parakalonte.
Për pasojë janë plagosur rëndë dy personat që ndodheshin në motoçikletë shtetasit Gjergj Qershia dhe Sokol Tërnova, që të dy banues në fshatin Oblikë të Shkodrës.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet e përfshira në aksident dhe nga hetimet e para rezulton të ketë pasur shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Top Channel