Qyteti Studenti hap dyert

10/10/2010 13:15

Qyteti Studenti që në datën 1 Tetor ka nisur të presë banorët e tij të cilët kanë zgjedhur këto ambiente për t’u strehuar gjatë vitit akademik.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit është eleminuar stresi që i shkaktohej studentit në fillim për të siguruar një dhomë, pasi vitet e dyta, të treta dhe të katërta kanë mundur të prenotojne nëpërmjet internetit. Studentet jane paraqitur me dokumentat perkatese dhe jane regjistruar ne konvikt.

Shumica e studenteve e zgjedhin Qytetin Studenti si alternative te vetme pasi vijne nga rrethe te largeta dhe nuk i kane mundesite ekonomike per te banuar ne nje apartament me qera. Nje dhome ne Qytetin Studenti kushton 40 mije leke te reja per 10 muaj, ndersa nje aparatment me qera kushton minimalisht 25 mije leke ne muaj.

Ajo cfare vihet re nga viti ne vit eshte numri ne rritje i vajzave studente qe banojne ne konvikt. Kapaciteti i Qytetit Studenti eshte 6500 persona. Deri me tani jane regjistruar 5300 studente, nderkohe qe regjistrimi vazhdon.  

 

Top Channel