Energjia, zgjerohet harta gjermane

10/10/2010 08:35

Pas Malit të Zi, Kosovës dhe Unazës së Jugut, qeveria gjermane po planifikon të shtrojë një tjetër linjë transmetimi energjie drejt Maqedonisë, duke u kthyer kështu donatori që ka monopolin e trafikut të energjisë.

Mësohet se, tri ditë më parë, ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, se qeveria federale nisur nga dëshira e qeverisë shqiptare, është e gatshme të vërë në dispozicion përmes Bankës për Zhvillim KfW, një kredi të butë në vlerën 30 milionë euro për ndërtimin e një linje transmetimi të tensionit të lartë 400 kV Shqipëri–Maqedoni në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Kjo linjë transmetimi 400 kV përfaqëson linjën e parë të tensionit të lartë mes Shqipërisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe mundëson kështu një shkëmbim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike.

Projekti përmirëson lidhjen e Shqipërisë me rrjetin rajonal të energjisë. Që prej vitit 1988, për sektorin energjetik Gjermania ka vënë në dispozicion 230 milionë euro.

Top Channel