Durrës, gjendet kufoma e një mashkulli rreth 35 vjeç

10/10/2010 20:50

Kufoma e një mashkulli rreth moshës 35 vjeç dhe me gjatësi 173 cm është konstatuar nga frekuentuesit e plazhit këtë të dielë vjeshte Durrësit.

Ndonëse viktima njihej si frekuentues i rregullt i plazhit në sektorin “Iliria” të tij, askush nuk ka mundur ta identifikojë të mbyturin.

Nga kqyrja e trupit rezulton se nuk ka shenja dhune në të, po vetëm një shenjë në formën e V-së së përmbysur në pjesën e kraharorit, që i ka bërë hetuesit të mendojnë se viktima ka bërë ndonjë operacion kardiak.

Policia dyshon për humbje të jetës pas ndonjë ataku kardiak.

Top Channel