Vlorë, aksident rrugor, plagoset 50-vjecari

08/10/2010 14:00

Një 50-vjecar ende i paidentifikuar ndodhet në sallën e operacionit në reaminacionin e Vlorës, pasi është goditur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën transballkanike, rreth orës 11.20, kur 50-vjecari po udhëtonte me një bicikletë dhe automjeti tip benc 240 e ka qëlluar rëndë. Në drejtimin e automjetit ishte Gazmir  Muharremi, 26 vjec, i cili po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Pas goditjes 50-vjecari është gjendur në tokë dhe ka marrë dëmtime të mëdha në kokë, të cilat i rrezikojnë jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa 50 vjecari është në rrezik për jetën.Identiteti i tij ende nuk dihet, dhe në spitalin rajonal të Vlorës nuk është paraqitur ende asnjë familjar i tij, për shkak se nuk është identifikuar.

Bluzat e bardha konfirmojnë rrezikun për jetën e 50-vjecarit, i cili ka marrë goditje të rënda në kokë.

Rruga transballkanike për shkak të mungesës së sonjalistikës është bërë një rrezik i madh për kalimtarët e drejtuesit e mjeteve. Ky është aksidenti i 5-të i rëndë në harkun kohor të 4 javëve.

Top Channel