Tiranë, fillon zgjedhja e administratorëve të pallateve

08/10/2010 16:15

Bashkia e Tiranes ne bashkëpunim me qytetaret ka ngritur asamblenë e parë të një pallati në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë.

Sipas kryetarit te bashkise Edi Rama ky eshte shembulli i pare, i cili se shpejti do te pasohet edhe nga te tjere per futur ne rrugen e duhur administrimin e perbashket te ndertesave.

“Në botën e qytetëruar demokratike janë probleme që zgjidhen nga komuniteti mbi bazën e një dakordësise, në mënyrë që ambienti të jetë i pastër, qetësia te jetë e garantuar dhe sot ne organizojmë asamblenë e parë të një godine duke i hapur rrugë administrimit të përbashkët”, tha Rama.

Banoret e ketij pallati, pasi kane rene dakort per te ngritur asamblene  per administrimin e godines se tyre, e regjistrojne ate prane strukturave te bashkise ku dhe konfrimohet zyrtarisht konstituimi i kryesise cka garanton funksionimin e saj. Ne kryeqytet numerohen gjithsej rreth 8000 shkalle apartamentesh qe do t’u duhet te ngrene asamblene tyre, nderkohe qe deri me tani kane nisur depozitimi i kerkesave te para ne bashki.

Top Channel