SHBA: Bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë

08/10/2010 20:30

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në ndihmën për integrimin e Shqipërisë.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë”, ka pohuar Gordon në një konferencë telefonike me gazetarët në Uashington.

Gordon ka sqaruar edhe motivet përse sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, gjatë turit të saj në Ballkan, nuk do të ndalet në Shqipëri.

“Clinton nuk po shmang ndonjë vend, por nuk mund t’i vizitojë të gjitha vendet e rajonit për shkak të axhendës. Pas vizitës në Serbi dhe Kosovë ajo do të jetë në Bruksel për konferencën e NATO-s”, ka deklaruar Gordon.

Top Channel