Në prag të sezonit të gripit

08/10/2010 15:30

Rastet me viroza që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë shtuar në këtë stinë,por specialistët thonë se ende nuk kanë izoluar raste të gripit.Megjithatë ata i bëjnë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë të bëjnë sa më parë vaksinën anti grip, e cila është hedhur në treg.

Vaksina anti grip kete vit mbron pervec  ndaj virusit te zakonshem edhe ndaj atij te derrit i cili alarmoi gjithe boten nje vit me pare,por qe vaksina e tij nuk u perdor shume per shkak te efekteve anesore qe mund te shkaktonte.Silva Bino shefe e Departamentit te Semundjeve Infektive, njekohesisht anetare e Komitetit Nderkombetar per vleresimin e pandemise ne OBSH garanton qytetaret se vaksina nuk shkakton efekte anesore.

Shtetet e Bashkuara rekomandojne aplikimin e vaksines qe mbron ndaj gripit per te gjithe grupmoshat  e popullsise nderkohe qe ne vendin tone insistohet te pakten per ata grupe me predispozuara dhe ku simptomat e gripit jane me te renda.

Top Channel