Lezhë, treni del nga shinat

08/10/2010 13:00

Dy vagona të një treni që kishin si destinacion Zagrebin kanë përfunduar duke dale jashtë shinave në afërsi të fshatit Zejmen-Lezhë.

Treni i cili ishte i ngarkuar me çisterna për transport gazi sipas burimeve në vendngajrje ishte nisur nga Durrësi rreth orëve të natës ndërsa rreth orës 2:00 pas mesnate dy prej vagonave kanë dalë nga shinat duke rrezikuar edhe vagonat e tjerë.

Nderkohe qe mesohet se fatmiresisht keto cisterna nuk kane qene te mbushura me gaz.

Aksidenti ka bllokuar levizjen e trenave ne kete aks deri ne mbërritjen e nje mjeti per te rivendosur ne shina trenin.

Top Channel