Kukes, uji i ndotur

08/10/2010 10:25

Prej katër ditësh uji i pijshëm në qytetin e Kukësit është ndotur. Fenomeni nisi sapo nisen edhe reshjet e shiut.

Specialistet e Inspektoriatit të Higjienës në Kukës urdhërojne mbylljen e katër pikave të furnizimit me ujë të pijshëm ndërsa në shtëpitë e banorëve nuk ka ndërprerje të ujit. Drejtori i Ujesjelles Kanalizimeve, Rasim Shehu shprehet se uji mund te perdoret.

Krejt ndryshe shprehen specialistet e Inspektoriatit te Higjienes ne Kukes. Ne analizat e bera nga ky inspektoriat del qe uji i pishem te kete ndotje fizike, kimike dhe bakterologjike dhe eshte i demshem

Ujesjellesi i Kukesit furnizon qytetin dhe 15 fshatra nderkohe tubacionet jane mjafte te amortizuara

Top Channel