Hetim pasurive të Majlinda Bregut

08/10/2010 15:05

Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin e sekuestros për tre biznese te Albino Prudentinos këtu në Shqipëri, prokuroria e Vlorës zgjeron rrethin e personave që i ka nën hetim për pastrim parash.

Pervec Albino Prudentinos nen hetim jane dhe i biri Anxhelo Prudentino dhe shtetasi shqiptar Ervis Gjecaj.

Blerja e aksioneve te italianit Albino Prudentino vetem nje dite pasi ai u arrestua ne Vlore, e ka perfshire automatikisht shtetasin Ervis Gjecaj ne listen e personave qe po hetohen per pastrim parash. Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur njekohesisht edhe hetimin e pasurive te tij.

Sipas prokurorise se Vlores, blerja aksioneve ne daten 30 shtator dhe nje dite pas, edhe kerkesa e Gjecaj per zgjerim biznesi hedhin dyshime per pastertine e bizneseve te tij. Por nga ana tjeter, sipas Ligjit te ri Antimafia, te gjithe personat qe hetohen nga ‘task force’ per pastrim parash, behen gjithashtu subjekt i hetimit pasuror nga grupi i prokuroreve te Krimeve te Rënda ne Tirane. Por nje nen i ketij ligji, e shtrin hetimin mbi pasurite edhe tek rrethi i ngushte i te afermve te personit nen hetim.

Konkretisht, sipas ligjit perfshihen nen hetim pasuror, pervec njerezve te familjes edhe te aferm te tjere, mes te cileve edhe kunata e kunati. Burime te besueshme ne Prokuorine e Pergjithshme pohuan se duke qene se ne kete rreze te te afermve ndodhet si kunate edhe ministrja Majlinda Bregu, ajo nuk perjashtohet nga hetimi pasuror.

Te njejtat burime pohuan se imuniteti nuk eshte pengese per te kryer hetimin pasuror ndaj zonjes Bregu pasi nuk parashikohet ne ligj.

Ndërkohë, pak ditë më parë zonja Bregu ftoi si prokurorinë, ashtu edhe Institucionin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që t’i verifikojnë pasuritë e saj.

Prokuroria po vazhdon hetimet për të zbuluar të tjera të Prudentinos dhe personave të tjerë të përfshirë në hetimin për pastrim parash. Ajo qe ka rezultuar deri me tani eshte fakti se italiani 59-vjecar kishte biznese por asnje prone.

Vendimet per sekuestro te biznesve te tij u ekzekutuan disa dite pas arrestimit dhe ne disa raste policia nuk gjeti asnje objekt per te sekuestruar apo ne disa raste vetem disa paosje difektoze elektronike. Nderkohe qe vete Prudentino nxitoi t’i shiste ato ende pa u vendosur sekuestro.

Top Channel