Durrës, organizohet “Fest loje 2010”

08/10/2010 14:50

Muaji tetor edhe këtë vit ka celur siparin e Fest Lojë 2010 në qytetin bregdetar të Durrësit.

Femijë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga vendet fqinje jane mbledhur ne Durres per te paraqitur para qytetarëve durrsakë larminë e veshjeve, lojërave popullore dhe muzikës së zonave të tyre.

Simbolet trofe te aktivitetit jane ndare gjate nje ceremonie te organizuar qe ne mbremjen e pare te aktivitetit te kthyer në traditë. Grupet artistike të fëmijëve nga rrethe të ndryshme, nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia jane sistemuar ne familje mikpritese te moshatareve te tyre durrsake.

Gjate diteve te Fest Lojes femijet do te demonstrojne lojëra të ndryshme popullore dhe folklorin e zgjedhur të trevave nga vijne, duke forcuar miqësinë mes tyre dhe dhene mesazhin e përcjelljes së traditës popullore nga njëri brez te tjetri.

Top Channel