Akuzat për pedofili të shqiptarit, protesta në Dukat

08/10/2010 15:00

Rreth 100 banorë të fshatit Dukat të Vlorës kanë protestuar sot përpara konsullatës italiane të Vlorës.

Me parulla në duar ata kanë kërkuar pra kësaj konsullate të lirohet bashkqytetari i tyre i cili është arestuar në Reggio Emilia të Italisë me akuzën për pedofili.Në kërkesat e banorve të dukej qartë një përkrahje e bashkëqytetarit të tyre i cili, sipas tyre për një veprim që kishte bërë duke përkëdhelur të birin e tij 5-vjecar është arrestuar nga karabinierë e Reggio Emilias.Në përkrahje të banorëve ka qënë dhe kryetari i bashkisë së Orikumit Kanan Braho.

Pasi kanë qëndruar për një orë përpara konsullatës tre banorë së bashku me kryetarin e bashkisë Braho janë thirrur nga konsulli i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi.

Në takim ata i janë shprehur konsullit se ky është një veprim që e bëjnë të gjithë banorët e Dukatit kur kanë një djalë të vetëm dhe nuk ka lidhje me pedofilinë ndaj të birit të tij.

Protesta e banorve e cila zgjati gati një orë është ndërprerë kur nga konsullata u premtoi se këtë problem do ta shqyrtonte me instancat përkatëse.

Top Channel