Pakistan, tjetër sulm ndaj naftës së NATO-s

07/10/2010 01:00

Një tjetër sulm i militantëve talebanë në perëndim të Pakistanit i ka shkaktuar forcave të NATO-s humbjen e 20 autoboteve me karburant.

Sulmi ishte i dyti brenda 24 orëve. Nga atentati i militantëve, gjeti vdekjen një shofër dhe disa persona të tjerë u plagosën.

Zyrtarë nga Aleanca të cituar nga BBC shprehen të shqetësuar për sulmet, që sipas tyre dëshmon strategjinë e re të luftës së militantëve ekstremistë islamikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA