Lushnjë, kapet banda e makinave

07/10/2010 14:05

Në kuadër të operacionit mercedes 240 nga ana e prokurorise së rrethit gjyqësor Lushnjë në bashkëpunim me policinë janë ndaluar tre shtetas me akuzën e vjedhjes.

Ata jane ndaluar pas një hetimi disa mujor te aktivitetit te tyre kriminal me tendence vjedhjen e automjeteve kryesisht mercedes 240. Nga veprat penale te evidentuar rezulton se aktiviteti kriminal eshte shtrire ne disa rrethe si Lushnje, Kavaje, Mallakaster, Sarande  dhe Vlore.

Automjete e vjedhura jane gjithsej 15. Ata merreshin per t’u perdorur ne aktivitete te ndryshme kriminale. Ne kuader te ketij operacioni eshte shpallur gjithashtu ne kerkim shtetasi me iniciale Y.A me banim ne Vlore pjese e ketij grupi kriminal.

Top Channel