Lezhë, cikloni dëmton banesat

07/10/2010 13:00

Një ciklon që ka zgjatur vetëm 2 minuta ka lënë pa cati rreth 9 banesa në fshatin Rrilë të komunës Shënkoll në Lezhë.

Banesat kane dale thuajse jashte funksionit duke u demtuar pjesa me e madhe e catise si dhe pjeset e brendshme kryesisht ne linjat elektrike. Sipas banoreve, nje situate e tille nuk është hasur asnjehere me pare.

Ata kerkojne ndihme per te meremetuar banesat ndersa ka nisur edhe sezoni i shirave. Nga prefektura e Lezhes eshte premtuar se nje grup ekspertesh do llogarise demet per te pare mundesine e nje ndihme.

Top Channel