Kukës, vdes një grua gjatë lindjes

07/10/2010 11:45

Një grup hetimor nga Tirana ka shkuar në maternitetin e Kukësit për të hetuar shkaqet e vdekjes së një gruaje të re.

Ekspertet ligjorë po shtyrtojnë rrethanat se si 24-vjecarja humbi jeten ndërsa ishte shtatzane dhe ndodhej në maternitet për të lindur. E reja me me inicialet R.I kishte mbi nje jave qe ishte nen kujdesin mjeksore per te perfunduar me sukses shtatzaninë, por fati i keq është ndarë nga jeta ne momentet e sjelljes ne jete te femise se pare.

Vdekja e 24-vjecares ka ndodhur dje rreth ores 12,20 minuta dhe menjehere ka mberritur ne vendin e ngjarjes policia e Kukesit. Sipase burimeve prane maternitetit femija kishte humbur jeten ende pa lindur dhe kjo ka shkaktuar edhe vdekjen e gruas se re. Policia dhe Prokuroria e Kukesit thone se nuk ka asnje denoncim nga ana e familjareve por edhe versione ne lidhje me shkaqet e vdekjes, gjithcka do te zbardhet pas raportit perfundimtare qe do te behet nga specialistet e ardhur nga Tirana.

Familjaret e viktimes dje thane se nuk duan të bejme publike vdekjen e te afermes, si dhe nuk do bejne kallezim, por organet hetimore po ndjekin kete ceshtje nderkohe.

Top Channel