Kolumbi, ish-kandidatja për presidente rrëfën pengmarrjen

07/10/2010 04:10

Ingrid Betankurt, ish-kandidatja për presidente në zgjedhjet e vitit 2002 në Kolumbi rrëfeu për CNN vitet e kaluara si e burgosur e rebelëve.

Betankurt u mor peng gjatë fushtatës elektorale për zgjedhjet për president në vitin 2002 dhe u lirua në vitin 2008.

Ajo botoi një libër me kujtime nga vitet e kaluara si e burgosur e rebelëve të FARK-ut, me titull “Edhe heshtja e ka një fund”.

“Pak kohë pasi më morën peng u sëmura shumë. Ndjeja shumë dhimbje saqë shumicën e kohës nuk arrija të përqendrohesha asgjekundi. Kisha parë persona të tjerë të vdisnin në të tilla rrethana në xhungël dhe ndonjëherë mendoja se ndoshta do ishte më mirë edhe për mua që të vdisja”, tha Betankurt.

Ajo u lirua pas një misioni të përbashkët të ndërmarrë nga forcat kolumbiane dhe ato amerikane të maskuar si punonjës humanitarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA