Gjykatësit nuk respektojnë orarin

07/10/2010 16:40

Edhe pse orari zyrtar ne Gjykatën e Tiranës fillon në orën tetë, janë shumë të paktë ata që e respektojnë atë.

Në orën 8: 30 minuta inspektorët e Keshillit te Larte te Drejtesise, kane filluar verifikimin e nje morie ankesash te qytetareve ndaj ketyre gjyqtareve.

Por inspektoret kane hyre me pare per te verifikuar se sa e repektojne vete gjykatesit orarin e punes.

Nenkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu u shpreh se, ky inspektim vjen pasi ka ankesa per shkelje te renda te etikes profesionale.

Por ndersa orari i ketyre gjyqeve edhe mund te zbatohet, zvarritja e proceseve mbetet një problem madhor.

KLD-ja do te inspektoje per disa dite me radhe ne Gjykaten e Tiranes.

Top Channel