ERE, konferencë mbi tregun e energjisë

07/10/2010 12:50

Enti Rregullator i Energjisë me rastin e 15-vjetorit te krjimit si institucion zhvilloi një konferencë të gjerë mbi tregun e energjisë në vend dhe sfidat që shtron ky treg.

Kryetari i ERE-s, Bujar Nepravishta gjatë fjalës së tij vuri theksin tek reformat që janë ndërmarrë për të liberalizuar tregun e energjisë dhe për ta shndërruar atë në një treg eficent. Sipas zotit Nepravishta sërish shtrohen përpara një sërë reformash të tjera për të rritur pozitën energjitike të Shqipërisë në rajon.

Përvec investimeve në burimet e reja energjetike, një nga masat e tjera të domsosdoshme për t’u marrë në këtë drejtim, sipas kreut të ERE-s është edhe integrimi i tregut të energjisë me atë të Kosovës.   

Top Channel