Aksidenti, identifikohet një prej viktimave

07/10/2010 18:35

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka arritur të identifikojë një prej pesë personave që humbën jetën në një aksident të ndodhur pak më parë në Valare.

Kështu, burime policore lokale njoftojnë se një prej viktimave është shtetasi Thoma Qendro, 29 vjec.

Ndërkohë, burimet kanë bërë të ditur edhe llojet e dy makinave që u përplasën, një “Mitsubishi” me targë “GJ 1410 B” dhe një “Benz” me targë “GJ 9473 A”.

Burimet saktësojnë më tej se të gjitha viktimat e aksidentit të rëndë po udhëtonin në automjetin tip “Mitsubishi”.

Top Channel