Aksident në Valare, 5 persona të vdekur

07/10/2010 18:10

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar para pak castesh në qarkun e Gjirokastrës, ku kanë humbur jetën pesë persona.

Sipas informacioneve të fundit, aksidenti ka ndodhur në Valare, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e fortë një preson tjetër ka mbetur i plagosur, ndërkohë që qarkullimi rrugor në Valare është bllokuar.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel