PS: Berisha të largojë Bregun

06/10/2010 15:50

Partia Socialiste akuzoi sot sërish ministren Majlinda Bregu për implikim në biznesin e Albino Prudentinos.

Përmes deputetes Ermonela Felaj, PS pretendon se në bizneset e mafiozit italian eshte perfshire edhe kunati tjeter i ministres se Integrimit, i cili ka blere prona te tij menjehere pas arrestimit.

“Nga familja Bregu rezulton të jetë përfshirë me njëjtin biznes jo vetëm motra dhe kunati i ministres, por edhe kunati tjetër Gani Baku. Rezulton se familjarët e ministres së Integrimit janë të përfshirë në një proces të pastrimit të parave”, tha Felaj.

Sipas saj, kryeministri Sali Berisha duhet të largojë një orë e më parë ministren e Integrimit, që është kthyer në turpin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Top Channel