Pakistan, sulmet ajrore, lidhje me komplotet

06/10/2010 17:25

Rritja e fundit e sulmeve me avionë të telekomanduar të ushtrisë amerikane në Pakistan është e lidhur me dyshimet se Al Kaeda po komploton atentate në Evropë.

Kështu ka deklaruar një zyrtar pakistanez, Hussein Haqqani, i cili ka konfirmuar se mes tetë militantëve të vrarë në një sulm ditën e hënë, 5 ishin gjermanë.

Ndërkohë, mediat britanike kanë mësuar se në një sulm të kryer muajin e kaluar humbi jetën një shtetas britanik, i cili do të drejtonte një fraksion të Al Kaedës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, në një tjetër sulm ajror të kryer ditën e sotme, droni amerikan vrau të paktën katër persona, në një strehë të militantëve në Miranshah, në afërsi të qytetit të Uaziristanit Verior.

Haqqani ka shtuar më tej se aktivitetet ushtarake në Uaziristanin Verior janë të lidhura me paralajmërimet e terroristëve për atentate në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA