Meta në Vaun e Dejës, rriten prurjet në Drin

06/10/2010 08:45

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga kreu i KESH-it, Engjëll Zeqo, ka inspektuar hidrocentralin e Vaut të Dejës pas shtimit të intensitetit të rreshjeve gjatë orëve të fundit.

Sipas dy zyrtarëve, situata paraqitet normale edhe pse sasia e prurjeve në kaskadën e Drinit është rritur. Të dhënat më të fundit të METE-s flasin për prurje 1000 m/kub në sekondë në HEC-in e Komanit ku kuota arrin në 174.16 metra.

Ndërkohë, prurjet në Fierzë janë rritur në 800 m/kub në sekondë. METE thekson se nuk ka ende shkarkime në asnjë nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Top Channel