Jemen, atentat zv/ambasadorit britanik

06/10/2010 09:30

Tronditet ambasada britanike në Jemen pasi mëngjesin e sotëm është goditur me një raketë makina e zv/ambasadorit.

Sipas mediave lokale, raketa goditi makinën me të cilën udhëtonin disa të huaj, mes të cilëve edhe numri 2 i ambasadës. Burimet zyrtare konfirmojnë se në këtë sulm nuk është përfshirë ambasadori.

Pas shpërthimit, makina ka goditur një grua dhë fëmijën e saj, të cilët janë shtruar në spital në gjendje të rëndë. Ambasadori britanik në këtë vend, Timothy Torlot i shpëtoi një atentati në 26 prill pasi një kamikaz hodhi veten në erë.

Dy ditë më parë, autoritetet vendase rritën nivelin e alarmit në afërsi të rezidencave diplomatike dhe qeveritare. Autoritetet e sigurisë kanë marrë mesazhe për sulme të mundshme të Al Kaedës në Aman dhe objektiva të tjera në mbarë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA