Fondi amerikan vlerëson Shqipërinë

06/10/2010 21:30

Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar takimi i përvitshëm i anëtarëve të Fondit Amerikan të Ndërmarrjeve në Shqipëri.

Fjalën e hapjes e mbajti zoti Majkell Granof, kryetar i këtij fondi, i cili tha se celësi i suksesit shumëvjecar në Shqipëri ka qenë bashkëpunimi i mirë me të gjitha qeveritë shqiptare.

Më pas fjalën e mori kryeministri Sali Berisha, i cili përgëzoi punën e kryer prej këtij organizmi dhe garantoj mbështetjen e qeverisë gjatë bashkëpunimeve të mëvonshme.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe shumë personalitete të tjera politike e fetare, si dhe përfaqësues të biznesit.

Top Channel