Ekstremizmi islamik, 12 të prangosur në Francë

06/10/2010 12:30

Policia franceze ka ndaluar 12 persona në jugperëndim të vendit, të dyshuar për lidhje me ekstremizmin islamik.

Nëntë prej tyre u arrestuan në qytetet Marsejë dhe Avinjon të dyshuar për trafikim armësh dhe eksplozivësh.

Gjatë operacionit, sipas BBC, u konfiskuan armë dhe municione.Ndërsa tre personat e tjerë u arrestuan gjatë një operacioni kundër një rrjeti që pretendohet se siguronte dokumente false për xhihadistët që ktheheshin nga Afganistani.

Policia nuk ka thënë nëse arrestimet janë të lidhura me paralajmërimet për shtim të kërcënimeve për terror në pjesë të Evropës.

Ndërkaq kanë dalë njoftime që sugjerojnë se sulmet amerikane pa pilot në veriperëndim të Pakistanit kanë qënë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të penguar planet njoftuara të Al Kaedës për të sulmuar Evropën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA