Bregu akuzon Ramën për shpifje dhe fyerje

06/10/2010 16:10

Ministrja e Integrimit, permes avokatit të saj depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranes padinë ndaj Edi Rames, të cilin e akuzon për shpifje dhe fyerje. (UPDATE)

Në një komunikim me mediat, zonja Majlinda Bregu tha se ajo mban përgjegjësi vetëm për familjen e saj dhe se me zotin Rama do te perballet para drejtesise per gjithe akuzat qe ka hedhur mbi te.

“Une, Majlinda Bregu, te sfidoj ty Edvin Rama, ligjerisht. Kam zgjedhur rrugen ligjore qe drejtesia t’u jape pegjigje te gjithe akuzave monstruoze te drejtuara nga ti, te ideuara nga ti, ndaj meje. I qendroj plotesisht vullnetit te kesaj mazhorance, ndaj kërkoj qe drejtesia te shprehet ndaj cdo akuze te hedhur ndaj personit tim dhe perseris ftesen drejtuar prokurorise per t’i hetuar ato sa me shpejt”, tha Bregu.

Ministrja theksoi se “mban cdo pergjegjesi ligjore ndaj vetes, bashkëshortit dhe fëmijëve të saj”.

“Jam e hapur per cdo pergjigje dhe hetim nga insitucionet e ligjit, por as sot dhe asnjehere nuk do te bie ne gracken e pushkatimit politik te togave te ekzekutimit te Edvin Rames. Nuk do te hesht as sot dhe asnjehere dhe nuk do te lejoj as sot dhe asnjehere qe kriza politike e jotja, Edvin Rama, e jotja si nje deshtak frikacak, te korruptuar dhe  te mberthyer nga mafia qe te drejton dhe te leviz ty cdo dite, te cenoje jeten time private dhe te njerezve te mi. Duke perbuzur dhe hedhur poshte shpifjet e kriminelit politik Edvin Rama e siguroj ate dhe kusurin e tij se shume shpejt drejtesia do te jape verdiktin mbi te verteten time dhe heshtjen mbi te fshehtat kriminale te Edvin Rames”, tha Bregu.

Top Channel