Protesta të opozitës pas 15 tetorit

05/10/2010 13:40

Opozita paralajmëron protesta masive pas datës 15 tetor. Në një takim të kreut socialist Edi Rama me aleatët u vendos që protestat në nisin ne qendrat e mëdha urbane për t’u zhvendosur në fund në Tiranë.

“Vendosëm që të ndryshojmë emrin e koalicionit në ‘Opozita e bashkuar’. E konsiderojmë gjendjen shumë të rëndë dhe kemi presion të madh nga opinioni publik. Që nga data 15 do të nisim protestat në rrethe dhe pastaj të kthehemi për të vendosur datën e një proteste masive në Tiranë. Qëllimi është largimi me cdo kusht i një qeverie të paligjshme”, u shpreh aleati Spartak Ngjela.

Kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi deklaroi se qeveria ‘Berisha’ është qeveria më e korruptuar në rajon dhe tani flitet jo vetëm për grabitje por edhe për lidhje me mafian.

Top Channel