Meryl Streep do të jetë Margareth Thatcher

05/10/2010 15:50

Meryl Streep do të luajë rolin e Margareth Thatcher në një film të ri për Zonjën e Hekurt të politikës britanike.

Aktorja amerikane do të luajë së bashku me Jim Broadbent në rolin e të shoqit Dennis Thatcher.

“The Iron Lady” do të mbulojë periudhën e luftës së Falkland në vitet 80. Regjisorja do të jetë Phyllida Lloyd, ndërsa shtëpia prodhuese “Bbc Films” dhe “Pathé International”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA