Në ditët e sotme, njerëzit janë të kënaqur që kanë një punë edhe pse nuk janë shumë të lumtur apo kalojnë momente shqetësimi psikologjik.

Sipas psikologëve puna ka domethënie në kontekstin social, sepse ka një vend ku secili prej nesh mund të shkojë cdo ditë. Ky mund të jetë një shkak shumë i mirë kundër depresionit.

Por nëse puna nuk sjell lumturi, mund të shkaktohet edhe depresion.

Nga një studim i kryer është bërë një klasifikim i punëve më stresuese: Në vend të parë është asistenca ndaj personave në nevojë.Në vend të dytë është puna e kamarierit, të cilët shpesh fitojnë shumë, por kanë të bëjnë me njerëz me humor të ndryshëm. Në vend të tretë është puna e asistentit social. Nuk është e lehtë të gjendesh përballë fëmijëve që kanë pësuar dhunë seksuale apo situata tepër të vështira në familje.

Në vend të katërt janë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët. Në vend të pestë janë artistët dhe profesionet krijuese, pasi paga e tyre asnjëherë nuk është e sigurt, të cilët ndiqet nga mësuesit, të cilët janë subjekt i një presioni gjithnjë e më të madh. Në vend të shtatë janë administruesit, të cilën janë të penalizuar me një punë prej nga ku marrin presione të ndryshme. Në vend të tetë janë punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët kanë punë vetëm kur të tjerët kanë nevojë për ta. Në vend të nëntë janë konsulentët financiarë që kanë përgjegjësi të madhe për kursimet e klientëve të tyre. Në vend të dhjetë janë shitësit të cilët janë të keqpaguar dhe ndonjëherë u duhet të udhëtojnë larg familjes.

Top Channel