Rama në Fier: Deri në fund transparencës

04/10/2010 21:10

Kryetari i PS, Edi Rama ka rikonfirmuar nga Fieri synimin e opozitës për të rrëzuar nga pushteti qeverinë Berisha, e zhytur në korrupsion.

Rama ka theksuar se opozita do të nisë së shpejti protestat, të cilat janë sipas tij mjeti i vetëm për të rrëzuar këtë qeveri.

“Jemi të vendosur se këtij procesi transparence do t’i shkojmë deri në fund. Do të nisim protestat për të përmbysur këtë qeveri”, ka pohuar Rama.

Edhe në një takim të bërë më herët gjatë ditës së sotme me Shoqatën e autonomisë vendore, Rama bëri thirrje për bashkim në protesta.

Top Channel