Selia rozë përmes deputetes Ermonela Felaj i rikujtoi ministres Majlinda Bregu lidhjet e saj me mafian italiane, ndërkohë që socialistët i kanë drejtuar akuzat e tyre edhe në një linjë tjetër. Sipas PS-së zonja Bregu ka në pronësi 3 apartamente, të cilët nuk i ka deklaruar.
“Të gjitha këto apartamente nëse shiten sipas çmimit të referencës, pra çmimit minimal që përdoret në rast shitjeje prej 1700 dollarësh për metër katror, cmim ky i miratuar nga vetë qeveria ku bën pjesë zonja Bregu, në datën 3 shkurt 2010, në Udhëzimin “Për miratimin e kostos mesatare të banesave”, kapin minimalisht vlerën e rreth 600 000 eurove. 600 000 euro! Ku i gjeti zonja Bregu këto para?, tha Felaj.
Ne te njejten kohe deputetja Ermonela Felaj ka paraqitur edhe fakte qe sipas saj tregojne pagesat administrative te kryera nga ministria per keto apartamente.
“Maksimumi i lëvizjeve bankare të deklaruara nga zonja Bregu në deklaratën e saj të pasurisë është 120 000 euro, ndërkohë që sipas çmimeve të referencës të tre apartamentet në pronësi të saj vlejne minimalisht 600 000 euro.Na tregoni zonja Bregu çfarë keni deklaruar dhe ku i keni deklaruar këto pasuri.Na tregoni po ashtu dhe burimin e parave me të cilat i keni blerë këto pasuri”, tha Felaj.
Top Channel