Mbërrin telemedicina

04/10/2010 16:50

Në dhjetor mjekët shqiptare do mund të konsultohen online për diagnoza apo ndërhyrje kirurgjikale të vështira, nepermjet linjes se quajtur telemedicines.

Pajisjet kane mberritur dhe se shpejti do te instalohen duke i dhene mundesi mjekeve te spitaleve rajonale neper rrethe  si Vlore, Durres , Shkoder Korce e tjere te konsultohen ne sekonde me mjeket profesioniste ne QSUT ,por nga ana tjeter edhe mjeke te njohur  te konsultohen me homologe te tyre ne Europe apo edhe Amerike  

Nje grup mjekesh nga Shqiperia jane trajnuar ne Arizona te Shteteve te Bashkuara ku kane pare nga afer se si funksionon telemedicina.

Pajisjet do te instalohen ne laboratorin e QSUT-së, e cila do te jete qendra. Me pas, pajisjet portabel nepermjet internetit i krijojne mundesi cdo sherbimi te konsultohet per cdo rast.  

Top Channel