Koncesionet, Meta: Qeveria do të zbatojë ligjin

04/10/2010 14:50

Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta ka dalë para mediave, për të bërë publike strukturën e re të Ministrisë dhe prioritetet që ajo do të ketë gjatë viteve të ardhshëm.

Së bashku me zotin Meta kanë qenë edhe tre zëvendësministrat e kësaj Ministrie, mes të cilëve edhe Sokol Dervishaj, i emëruar në këtë post vetëm pak ditë më parë.

Meta tha se përparësi në punën e Ministrisë do të mbetet siguria energjitike si dhe reforma rregullatore në ekonomi. I pyetur se cfare do te ndodh me koncesionet, të cilat nuk kane respektuar afatet e percaktuara ne kontrate, Ilir Meta tha se qeveria do të zbatojë me përpikmëri ligjin.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA