Elbasan, vdes në aksident agjenti i policisë

04/10/2010 20:40

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një agjenti policie është regjistruar para pak castesh në qarkun e Elbasanit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave polici Qerim Vrapi, 45 vjec, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Sipas burimeve, makina me të cilën po udhëtonte Vrapi është përplasur me një automjet tjetër tip furgon, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Nga përplasja e fortë, e ndodhur në fshatin Pavojë, ka mbetur i plagosur agjenti tjetër i policisë, Avni Baja, i cili po udhëtonte bashkë me Vrapin.

Burimet shtojnë më tej se uniformat blu, të mbledhura në vendin e ngjarjes, po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Top Channel