Akuzat, Berisha: Hetim i paanshëm

04/10/2010 13:35

Kryeministri Sali Berisha kërkoi hetim të paanshëm për të gjitha akuzat që janë bërë ditët e fundit nga dy kahet e politikës shqiptare për përfshirje te emrave të ndryshëm në afera.

Në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat, Berisha ftoi Prokurorinë e Përgjithshme, Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Drejtorinë e Luftës kundër Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Luftës Kundër Larjes së Parave që të hetojnë me paanësi për cdo akuzë të bërë nga palët në media shqiptare.

“Ju garantoj se shumica ka gatishmërinë për të mbështetur cdo hetim, të cilesdo natyrë jashtë cdo lloj imuniteti”, tha Berisha.

Kryeministri beson në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga institucionet.

“Ne si mazhorance qendrojme te hapur, mirepresim cdo hap qe do te ndermerret ndaj secilit rast per te nxjerre te verteten ashtu sic eshte”, tha Berisha.

Top Channel