Inva Mula çel “Hi Classic”

03/10/2010 15:40

Një ditë pas premierës së suksesshme të “Përrallave të Hofmanit” sopranoja Inva Mula shpalli zyrtarisht hapjen e fondacionit “Hi Classic”, i cili ka filluar të operojë 2 vite më parë.

Një fondacion për të mbështetur artin, i themeluar nga biznesmeni nga Kosova Hetem Ramadani dhe Znj. Mula, të cilët bënë edhe daljen e parë publike bashkë, në një ambient ku të pranishëm ishin artdashës, mes tyre edhe Kryeministri Berisha me zonjën e tij dhe artistë.

Në projektet e ardhshme të fondacionit jane shpërndarja e krijimeve të Kadaresë në bibliotekat e të gjitha vendeve shqipfolëse si dhe hapja e një qendre meditimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA