Rowling: Mund të shkruaj sërish për Potter

02/10/2010 11:55

Shkrimtarja JK Rowling ka deklaruar se mund të shkruajë ende libra që kanë si protagonist personazhin e njohur Harry Potter.

Rowling e bëri të ditur këtë në shfaqjen e Oprah Winfrey, ku tha se personazhet janë ende në mendjen e saj dhe se mund të shkruajë padyshim seri të reja.

“Unë nuk do të them se nuk do të shkruaj më”, tha autorja në një intervistë të regjistruar në Skoci.

Ajo foli edhe për të kaluarën, ku përmendi faktin se vepra e saj e parë ishte refuzuar disa herë para se të publikohej.

“Agjentët e mi e dinë më mirë se unë. Nuk e di me saktësi, por refuzime pati shumë. Shumë njerëz nuk e donin dhe ma kthenin. Ishte si një bumerang”, ka thënë Rowling.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA