PS, akuza Berishës

02/10/2010 16:40

Selia rozë lëshoi akuza të reja sot ndaj kryeministrit dhe ministres së Integrimit.

Sipas opozitës, Berisha duhet të japë shpjegime dhe të distancohet nga lidhjet e vartësve të tij me bizneset kriminale.

“Si ka mundësi që Sali Berisha nuk përgjigjet për lidhjet e mbesës së tij me organizatën mafioze kriminale italiane ‘Sacra Corona Unita’? Si ka mundësi që ministrja e Integrimin, Majlinda Bregu nuk distancohet prej lidhjes së kunatit dhe motrës së saj, me të birin e supermafiozit italian Prudentino, por përkundrazi e merr në mbrojtje këtë supermafioz. Si ka mundësi që Sali Berisha të jetë kaq i pafytyrë sa nuk guxon të kthej përgjigje dhe të distancohet nga këto lajme të botuara jo vetëm në shtypin shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar”, është shprehur Megi Ajtyresa, anëtare e asamblesë së PS-së.

“Në të kundërtën ai nxjerrë lepurin e tij për të akuzuar kreun e opozitës me akuza të paqena, që i përsërisin pafundësisht dhe në mënyrë mjerane prej 10 vjetësh. Përgjigjen e kanë marrë nga gjykata”, shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA