Swift, konfuze për dashurinë
01/10/2010 16:15
Taylor Swift shkruan dhe këndon këngë dashurie por nuk kupton gjithcka që ndodh një një marrëdhënie të tillë.
Këngëtarja e muzikës country mendon se nëse shkruan në vazhdimësi këngë dashurie, do kuptojë më mirë cfarë do të thotë “dashuri”. “Dua të shkruaj këngë romantike por gjithcka rreth dashurisë më duket konfuze”, rrëfen 20 vjecarja, e cila shton: “Kur njoh një njeri të ri jetoj mes shpresës dhe frikës”.
Në intervistën dhënë për revistën “OK!”, Swift shton se ka shkruar në këngë gjithcka që i ka ndodhur dy vitet e fundit. “Jam argëtuar shumë dhe kam shkruar këngë për jetën time”, thekson Taylor.
Top Channel