Rihanna-Kemp, koha për t’u fejuar?

01/10/2010 19:15

Rihanna ka rigjetur lumturinë në shoqërinë e lojtarit të bejsbollit Matt Kemp, me të cilin është njohur në fillim të këtij viti.

Sipas një burimi të afërt, ata janë dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit dhe shumë shpejt mund të vijë edhe propozimi për fejesën zyrtare. Një mikeshë e këngëtares 22 vjecare shton se Rihanna i është përkushtuar totalisht të dashurit të saj 26 vjecar.

“Ata largohen për arsye pune por janë gjithmonë në kontakt. Sillen si dy fëmijë të lumtur kur janë bashkë”, shprehet mikesha. “Kam një të dashur dhe jam shumë e lumtur Ndihem shumë rehat dhe cdo gjë është e thjeshtë. Jetoj në një jetë kaotike por, në fund të ditës ai është paqja ime”, ka deklaruar disa kohë më parë këngëtarja me origjinë nga Barbados.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA