Reshjet kërcënojnë banorët e Luznit

01/10/2010 11:10

Shirat e rrembyeshem kanë rrezikuar per ditë me radhë banorët e 6 fshatrave të Komunës Luzni.

Ata janë të detyruar të presin me orë të tëra për të kaluar përroin që ndan fshatrat nga njëri-tjetri në pritje të ndërtimit të një ure.

Banorët kërkojnë që qeveria të ndërhyjë sa më parë për të zgjidhur përfundimisht këtë problem serioz që rrezikon çdo ditë jetën e fëmijëve dhe banorëve të 6 fshatrave të kësaj komune.

Top Channel